Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë që nuk janë kontaktuar nga kompania postare DHL, për të marrë informacion mbi dërgesën postare që përmban zarfin me fletën e votimit nga KQZ. Në një deklaratë të tij, Celibashi ka theksuar se mungesa e njoftimit mund të jetë pasojë e problemeve me adresën e deklaruar në Regjistrin e Popullsisë (PER).
Ai i ka ftuar të gjithë zgjedhësit, veçanërisht ata që jetojnë në Greqi, që të kontaktojnë shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar në lidhje me dërgesën postare. Sipas tij, problemet me kontaktimin kanë lindur kryesisht për shkak të adresave të pasakta apo përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë të paaksesueshëm nga ata që jetojnë jashtë.
Në të njëjtën kohë, Celibashi ka njoftuar se deri tani janë mbërritur 144,783 zarfe zgjedhore, ndërkohë që Greqia vazhdon të mbetet problematike, pasi nga 68,380 zarfe të dërguara, deri tani kanë mbërritur vetëm 23,640.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.