Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur një vizitë shtetërore në Brunei Darussalam, me ftesë të Madhërisë së Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah. Kjo vizitë historike shënon herën e parë që një kryetar shteti nga Kosova zhvillon një vizitë zyrtare në këtë shtet të Azisë Juglindore.
Presidentja Osmani u prit me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në aeroportin e Bruneit, ku theksoi miqësinë që po ndërtohet mes dy vendeve dhe falënderoi për mikpritjen e ngrohtë të ofruar nga autoritetet vendase. “Faleminderit për mikpritjen! Terima Kasih!”, u shpreh Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe pamje nga ceremonia zyrtare.
Gjatë qëndrimit në Brunei, Presidentja e Kosovës do të takohet me Sulltanin Bolkiah në rezidencën zyrtare Istana Nurul Iman, ku pritet të diskutohet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet e diplomacisë kosovare për të zgjeruar lidhjet me vendet e Azisë dhe për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.