Shqipëria promovohet në Festivalin Universal të EHL në Lozanë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të Universitetit EHL (École hôtelière de Lausanne), një nga institucionet më prestigjioze në botë për Hoteleri dhe Turizëm. Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Ambasada e Shqipërisë në Zvicër, në bashkëpunim me studentët shqiptarë të këtij universiteti, solli për herë të parë një përfaqësim të veçantë të vendit tonë përmes stendës “Albania”.

Atmosfera shqiptare u ndje përmes ngjyrave tradicionale, mikpritjes karakteristike dhe gatimeve autentike të përgatitura nga vetë studentët shqiptarë, të cilët përcollën me krenari kulturën dhe shijet e vendit të tyre. Vizitorët patën mundësi të njiheshin më nga afër me bukuritë natyrore, pasuritë kulturore dhe potencialin turistik të Shqipërisë, përmes videove, fotove dhe materialeve informuese.

Ky aktivitet u zhvillua në prag të fillimit të sezonit veror dhe shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion turistik që pret të zbulohet.

Gjatë festivalit, i pranishëm ishte edhe Valon Gashi, Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, i cili theksoi zhvillimet pozitive që ka pësuar sektori i turizmit në Shqipëri vitet e fundit. Ai ftoi të rinjtë të vizitojnë vendin tonë dhe të bëhen ambasadorë të tij kudo ku ndodhen.

Shqipëria, një perlë në zemër të Mesdheut, u prezantua në këtë event si një vend me potencial të jashtëzakonshëm, që i mirëpret vizitorët me natyrë të paprekur, histori të pasur dhe mikpritje të ngrohtë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.