Kuizi Mbarëkombëtar i Diturisë 2025 bashkon nxënësit shqiptarë në Austri

E premte, 4 Korrik, 2025

Ditën e sotme në Austri u zhvillua Kuizi Mbarëkombëtar i Diturisë, një ngjarje e veçantë që bashkoi shkollat shqipe të diasporës dhe Shqipërisë në një garë njohurish, kulture dhe bashkëpunimi. Nën organizimin e Këshillit Organizativ të Kuizit të Diturisë, Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi, Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri dhe me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, aktiviteti shënoi një tjetër sukses në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Në këtë garë morën pjesë mbi 13 shkollaa dhe qendra kulturore shqiptare nga vende të ndryshme të Evropës:Kikirikët, (Vjenë, Austri) Gjimnazi, (Vjenë, Austri), Arbëria, (Vjenë, Austri) Dardania, (Vjenë, Austri) Ardhmëria, (Londër, Angli), Mësonjëtorja e Parë Shqipe, (Korçë, Shqipëri) Nënë Tereza, (Selanik, Greqi) Lidhja e Mësuesve, (Athinë, Greqi)
Besëlidhja 1, Itali Besëlidhja 2, Itali Besëlidhja 3, (Itali) Angelholmi, (Suedi) Malmö, (Suedi).

Ceremonia nisi në orën 15:00 me fjalën hapëse nga Hava Limani, Xhavat Isufi, Desara Gjonej Beqari dhe Osman Ademi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti në forcimin e lidhjeve mes brezave të rinj dhe trashëgimisë shqiptare. Aktiviteti vijoi me një përshëndetje nga të ftuarit dhe një program artistik të realizuar nga Grupi i Valleve të Fëmijëve të SHMSH “Naim Frashëri”.

Dr. Geranda Hoxhaj prezantoi historikun e këtij kuizi ndër vite, ndërsa poeti Isuf Bajraktari solli një poezi kushtuar ngjarjes. Pas defilimit të garuesve, nisi gara mes shkollave në një atmosferë plot emocione dhe përkushtim.

Pas një gare të ngushtë dhe dinamike, vendin e parë e fituan “Kikirikët” nga Vjena, vendin e dytë e zuri përfaqësuesja nga Malmö, Suedi, ndërsa vendi i tretë shkoi për “Besëlidhjen” nga Italia.

Mbrëmja kulmoi me ndarjen e çmimeve dhe medaljeve për fituesit, një darkë festive dhe aktivitete shoqëruese si lotari, lojë kahoot dhe kafeneja e mbrëmjes, duke e kthyer kuizin në një ngjarje të gjithanshme edukative e kulturore.

Ky aktivitet jo vetëm që vlerësoi dijet dhe angazhimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë, por gjithashtu përforcoi ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe lidhjet mes komuniteteve shqiptare në mbarë Evropën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.