Dështon edhe përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit

E premte, 27 Qershor, 2025

Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish të shtunën, pas mungesës së kuorumit për votimin e komisionit me votim të fshehtë, mes tensioneve dhe akuzave për shkelje të rregullores.

Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje partive politike që nuk kishin propozuar kandidatë në vazhdimin e mëparshëm, ta bënin këtë në seancën e sotme. Megjithatë, përplasja nuk mungoi. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi ashpër ndaj thirrjes së Deharit duke e akuzuar për përulje ndaj presionit politik dhe paralajmëroi: “Mos e bëni cirk Kuvendin”.

Replika e tij u ndërpre nga kryesuesi, i cili ia ndali mikrofonin me arsyetimin se nuk ka hapur debat.

LDK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë, duke ruajtur qëndrimin e mëparshëm. Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, por në votim morën pjesë vetëm 55: 54 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim – shumë më pak se sa kërkohet për një vendim të vlefshëm.

Përballë këtij ngërçi, Dehari shpalli ndërprerjen e seancës për shkak të mungesës së kuorumit, duke lajmëruar se ajo do të rifillojë të hënën në orën 10:00.

Ky është një tjetër episod në serinë e bllokimeve procedurale që kanë shoqëruar punën e Kuvendit, duke reflektuar tensionet në rritje mes pozitës dhe opozitës në një moment kyç për disa vendime të rëndësishme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.