Zarfa që mungojnë dhe vota që nuk mbërrijnë: Kaosi i votës së diasporës në Greqi

E martë, 1 Korrik, 2025

Irfan Abazaj është një njeri me shumë kontribut dhe figurë e respektuar në komunitetin shqiptar të Greqisë. Ditë më parë ai shkoi si një shqiptar i zakonshëm për të tërhequr zarfin me votën e diasporës, një shqiptar që kishte vetëm një kërkesë të thjeshtë: Të tërhiqte zarfin e tij të votimit dhe të përmbushte për herë të parë një të drejtë historike që për dekada iu mohua diasporës shqiptare — të votonte për vendin e tij nga jashtë.

Kur Abazaj mbërriti në pikën e shpërndarjes në Korinth, zarfi i tij mungonte. Në vend të një procedure të sigurt dhe transparente, ai u përball me një realitet shqetësues: dikush tjetër i kishte marrë zarfat në bllok, pa pasaportë, pa autorizim të posaçëm, thjesht me një listë emrash në dorë.

“Zarfet e zonës sime i kishte marrë dikush që na njihte, do na i sillte në shtëpi,” shkroi Abazaj në një postim publik në Facebook. “Absurde!”

Më pas, para syve të tij, ndaloi një makinë me targa shqiptare. Brenda, sipas tij, kishte mbi 40 zarfa të verdhë. Asnjëri nuk mbante emrin e tij. “Do ta denoncoj në KQZ,” shkroi ai. “Vota ime nuk blihet!”

Një Sistemi që Premtoi Siguri, Por Dështoi në Terren

Kjo nuk është një histori e izoluar. Për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare, mbi 120 mijë qytetarë të regjistruar në diasporë kanë të drejtën të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës përmes postës. Nga Greqia, ku janë regjistruar mbi 68,380 votues sipas të dhënave të KQZ-së, pritej që të vinte një pjesë e madhe e votave. Por një numër në rritje denoncimesh në rrjetet sociale po sfidon sigurinë e këtij procesi.

Shumë prej zarfeve të verdhë nuk po shpërndahen nga kompania ndërkombëtare DHL, e kontraktuar nga shteti shqiptar për të garantuar integritetin e procesit. Në vend të saj, shpërndarja në Greqi është nënkontraktuar tek kompani të vogla lokale, ( Speedex Courier dhe 𝐂𝐨𝐮𝐫𝐢𝐞𝐫 𝐂𝐞𝐧𝐭𝐞𝐫) të cilat, sipas dëshmitarëve, nuk kanë ofruar as standardin më minimal të kontrollit.

Përgjatë gjithë muajit prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëriste me ngulm një mesazh qetësues: zarfi i votimit do të dorëzohej me kujdes, pas tri tentativave në derën e adresës së deklaruar. Nëse të trija herët votuesi nuk do të ndodhej në shtëpi, ai do të kishte mundësinë ta tërhiqte më vonë në një nga pikat e shpërndarjes të DHL.

Por në terren, të paktën në Greqi, realiteti tregon një histori tjetër. Sipas dhjetëra raportimeve të mbledhura nga votuesit shqiptarë, korrieri nuk është paraqitur asnjëherë në adresat e tyre. Në vend të trokitjeve në derë, qytetarët po detyrohen të shkojnë vetë në pikat e shpërndarjes për të kërkuar zarfat – shpesh pa garanci që do t’i gjejnë.

Ermal Sulaj (pavarësisht pozicionit të tij si antarë i KKD) u paraqit si qytetar i zakonshëm në pikën e përcaktuar në Athinë  për të tërhequr zarfin me votën e diasporës. Me një liste të gjatë me emra përpara, punonjesja e shërbimit nuk e vuri në dyshim identitetin e tij, i zgjati zarfin pa qenë e nevojshme të konfirmonte kartën e identitet.

“Edhe zarfin e bashkëshortes ishte shumë e gatshme të ma dorëzonte, por për fatin e saj të keq zarfi i bashkëshortes gjendej në një tjetër pikë. Shërbimi postar privat në Greqi nuk është ndër më korrektit”, thotë Sulaj për Diaspora Shqiptare “Dhe kompanitë e nënkontraktuara nga DHL nuk janë ndër më seriozet”, ndaj edhe nuk është çudi që zarfet me votën historike të disaporës shqiptare ti kenë konsideruar si broshura reklamash duke mos i trajtuar me seriozitetin e duhur.

“KQZ është vënë në dijen për këto episode” vazhdon Sulaj, “Edhe pse s’ka pasur një reagim zyrtar së paku me kompaninë shpërndarëse është komunikuar. Pasi shqiptaret që kane vajtur të tërheqin zarfin ditë më pas kanë mundur ta marrin vetëm duke treguar kartën e identitetit”.

Heshtje Institucionale dhe Pasiguri Politike

KQZ nuk ka reaguar publikisht deri më tani. Zyrtarisht, ajo ka konfirmuar vetëm shifrat: nga 68,380 zarfa të dërguar në Greqi, vetëm 17,626 janë kthyer të plotësuar. Çfarë ndodhi me pjesën tjetër?

Disa analistë dyshojnë për mungesë interesi nga vetë votuesit. Të tjerë përjashtojnë këtë mundësi duke pasur parasysh numrin e madh të regjistruarve dhe entuziazmin në rrjetet sociale. Një skenar më shqetësues është ai i regjistrimeve fiktive, apo edhe më keq — manipulimeve në shpërndarje që synojnë të deformojnë vullnetin e votuesve.

Pavarësisht premisave optimiste, zgjedhjet e 11 majit mund të nxjerrin në pah jo një triumf demokratik, por një tjetër dëshmi të distancës mes qytetarit dhe institucioneve. Dhe ndërsa shqiptarët e diasporës qëndrojnë në radhë, me shpresë për të ndikuar nga larg në të ardhmen e vendit të tyre, shumë prej tyre ndeshen me një sistem që, në vend që t’i përfshijë, i përjashton — këtë herë, jo për shkak të politikës që i detyroi të emigronin, por për shkak të një organizimi të dobët që i bën të ndihen sërish të padukshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.