“Giro d’Italia 2025” nis nga Shqipëria me tri etapa spektakolare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror, “Giro d’Italia 2025”, do të nisë për herë të parë nga Shqipëria, më 9 maj, duke përfshirë tri etapa të para emocionuese në qytetet Durrës, Tiranë dhe Vlorë. Gara do të zgjasë 21 etapa në total dhe do të përfundojë më 25 maj në Romë, në një edicion historik për vendin tonë dhe për këtë event prestigjioz sportiv.

Prezantimi zyrtar i ekipeve pjesëmarrës do të mbahet më 7 maj, në orën 20:30, në sheshin “Skënderbej”, në një ceremoni madhështore që pritet të ndezë atmosferën e garës.

Etapa 1: Durrës – Tiranë (9 maj)
Starti simbolik do të bëhet në orën 13:10 nga Porti i Durrësit, ku çiklistët do të nisin nxehjen, ndërsa gara zyrtare do të nisë nga KM 0 në Durrës. Itinerari përfshin Mali i Robit, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Papër, Bradashesh, Gracen, Mullet, TEG, Sauk, Surrel dhe Tiranë. Pjesa finale do të zhvillohet në një qarkullim dinamik në rrugët “Xhanfize Keko”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugën e “Rexhekrit”. Mbërritja në sheshin “Nënë Tereza” parashikohet rreth orës 17:03.

Etapa 2: Tiranë – Tiranë (10 maj)
Me nisje nga sheshi “Skënderbej” në orën 13:30, gara do të shtrihet nëpër arteriet kryesore të kryeqytetit: bulevardet “Gjergj Fishta”, “Bajram Curri” dhe “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë Rrugën e Elbasanit dhe zonën e Saukut. Finish-i do të jetë sërish në sheshin “Nënë Tereza”, rreth orës 17:15.

Etapa 3: Vlorë – Vlorë (11 maj)
Etapa e tretë do të startojë në orën 13:15 nga Lungomare, me garën zyrtare që nis në rrugën “Demokracia”. Itinerari përfshin një shëtitje panoramike përgjatë rivierës shqiptare, duke kaluar nëpër Kota, Brataj, Qeparo, Porto Palermo, Himarë, Qafa e Llogorasë dhe Orikum, për të përfunduar në rrugën “Sadik Zotaj” në Vlorë, rreth orës 17:26.

Ky edicion i “Giro d’Italia” jo vetëm që e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të sportit elitar, por ofron gjithashtu një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e turizmit, kulturës dhe mikpritjes shqiptare përmes pedaleve të kampionëve më të mëdhenj të çiklizmit botëror.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.