Shqiptarët në Halkidhiki mund të dorëzojnë fletët e votimit sot deri në 15:00

E diel, 6 Korrik, 2025

Shqiptarët rezidentë në Halkidhiki sot kanë sot një mundësi të rëndësishme për të ushtruar të drejtën e votës. Kompania postare SPEEDEX do të jetë e pranishme këtë të martë, më 29 prill, në qendër të Pefkohorit, konkretisht pranë “Lemonis Bakery”, për të lehtësuar procesin e votimit të diasporës.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton se në orarin 13:00 – 15:00, qytetarët shqiptarë që kanë marrë zarfin e votimit mund të paraqiten në vendndodhjen e përcaktuar për të plotësuar fletën e votimit dhe për ta dorëzuar menjëherë te korrieri i SPEEDEX, i cili do të kujdeset për transportimin e saj të sigurt në Shqipëri.

Ky shërbim i dedikuar është pjesë e përpjekjeve për të garantuar pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore, duke e bërë më të aksesueshëm dhe efikas për qytetarët larg atdheut.
Autoritetet dhe organizatorët falënderojnë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin demokratik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.