Seminari XVIII për mësuesit e diasporës: Hapet thirrja për aplikime

E martë, 1 Korrik, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, organizojnë Seminarin XVIII me mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë. Seminari me koordinimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën do të mbahet në Shkodër, nga 31 korriku deri më 3 gusht 2025.

Ky aktivitet synon të mbledhë mësuesit që përhapin gjuhën dhe kulturën shqiptare jashtë kufijve, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim përvojash, prezantim projektesh dhe rritje profesionale.

Mësuesit e interesuar për të mbajtur prezantime duhet të aplikojnë me abstrakte në linkun zyrtar deri më 12 maj 2025:
Link aplikimi për prezantime
Njoftimi për pranimin e abstrakteve do të bëhet nga 15 deri më 19 maj 2025, ndërsa dorëzimi i prezantimit të plotë do të kryhet deri më 15 korrik 2025.

Gjithashtu, mësuesit që dëshirojnë të marrin pjesë si pjesëmarrës në seminar mund të aplikojnë në këtë link:
Link aplikimi për pjesëmarrje

Ky seminar është një mundësi unike për të forcuar rrjetin e mësuesve të diasporës dhe për të ruajtur dhe promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare në mbarë botën.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen zyrtare të thirrjes:
Thirrja zyrtare e Seminarit XVIII

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.