U inagurua Qendra Kulturore Shqiptarei realizuar nga Shoqata Atdhetare “Ana e Malit”.
Të pranishëm në këtë ditë të veçantë ishin bashkatdhetarë nga komuniteti shqiptar, miq amerikanë si Vito Fosella dhe figura të tjera që ndihmuan në realizimin e kësaj ëndrre të kahershme.
Në ceremoni u nderuan edhe punonjësit shqiptarë të policisë së Nju Jorkut nga “NYPD Illyrian Society of Law Enforcement Officers”, si dhe interpretuesit e himneve kombëtare: Dea Kerliu, një talente e re e diplomuar në “LaGuardia High Schoo”l, interpretoi Himnin Kombëtar Amerikan, ndërsa sopranoja e njohur Deshira Ahmeti Kerliu, me origjinë nga Dibra e Madhe, interpretoi Himnin Kombëtar Shqiptar.
Kjo ditë e shënuar përkujton forcën e bashkimit, vullnetit dhe dashurisë për kulturën shqiptare në diasporë.