Kurti kërkon rritje të presionit ndaj Serbisë për zbardhjen e krimeve të luftës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e të vërtetës për krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

Në një reagim të bërë publik në rrjetet sociale, Kurti theksoi se drejtësia për viktimat e luftës është një domosdoshmëri që kërkon këmbëngulje të sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe mbështetje ndërkombëtare. “Sot e gjithnjë u bëj thirrje ndërkombëtarëve që ta rrisin presionin ndaj Serbisë për të vërtetën e këtyre krimeve duke hapur arkivat, e për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë e ushtarakë për gjenocidin e kryer në Kosovë,” deklaroi Kurti.

Në këtë kontekst, ai përkujtoi masakrën e ndodhur më 27 prill 1999 në Mejë dhe Korenicë, ku 376 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe. Sipas tij, trupat e viktimave u zhdukën dhe më pas u rivarrosën në varreza masive, edhe brenda territorit të Serbisë.

Kurti solli në vëmendje edhe historinë tragjike të Pashke Krasniqi Markaj, nënës që humbi dy djemtë dhe që në shenjë dhimbjeje ekstreme dogji veten. Ai theksoi se jo vetëm personat e zhdukur, por edhe familjet e tyre janë viktima të vazhdueshme të këtyre krimeve që ende kërkojnë drejtësi.

Kërkesa e Kurtit vjen në një kohë kur ende mbetet sfidë e madhe gjetja e personave të zhdukur dhe ndëshkimi i autorëve të krimeve të luftës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.