Probleme me dokumentacionin e votës në Diasporë? Njoftoni KQZ në sistemin PER

E martë, 1 Korrik, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar të raportojnë menjëherë çdo problem që hasin me marrjen ose plotësinë e dokumentacionit zgjedhor.

Sipas KQZ-së, nëse votuesit nuk kanë marrë ende dokumentacionin e dërguar ose konstatojnë mangësi në të, duhet të hyjnë në llogarinë e tyre personale në sistemin PER dhe të njoftojnë zyrtarisht Komisionin.

Për të raportuar, votuesit mund të përdorin:

  • Aplikacionin e KQZ-së, duke zgjedhur rubrikën “Votues nga jashtë”, ose

  • Mund të aksesojnë drejtpërdrejt platformën në adresën: diaspora.kqz.gov.al

KQZ thekson se bashkëpunimi i votuesve jashtë vendit është thelbësor për të garantuar një proces zgjedhor transparent dhe gjithëpërfshirës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.