Ermal Meta pas një historie të vështirë adopton dy vajza shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një intervistë të gjatë për “Vanity Fair”, këngëtari dhe kantautori i njohur Ermal Meta rikthehet te rrënjët e tij shqiptare dhe ndan reflektime të thella mbi jetën personale, shoqërinë dhe rolin e muzikës në kohët moderne. Ndërsa përgatitet të ngjitet sërish në skenën e Concertone-s së 1 Majit në Itali, Meta shfaq një ndjeshmëri të veçantë për çështje që shkojnë përtej muzikës.

Në një moment prekës të intervistës, Meta flet për zgjerimin e familjes së tij: së shpejti ai dhe partnerja e tij do të sjellin në shtëpi dy vajza të tjera, të cilat deri tani kanë jetuar në një jetimore në Shqipëri. “Kur i njohëm nuk mund t’i adoptonim, por tani do të jenë me ne”, tregon ai me emocion.

Nga këtu vjen edhe një “befasi” e vogël familjare, që e shpjegon vetë Ermal Meta:
“Partnerja ime, Chiara, dhe unë, shumë shpejt do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por, duke qenë se nuk ishim të martuar, nuk mund t’i adoptonim. Në qershor ato mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, për ne ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk e kam treguar kurrë më parë.”

Takimi ndodhi teksa “punonim me një shtëpi familjare që strehonte vajza e fëmijë me histori të vështira. Që atëherë takohemi gjithmonë — ose shkojmë ne atje, ose ato vijnë këtu — prej vitesh jemi të përfshirë në këtë histori.”

Pastaj ndodhi ndryshimi:
“Një verë, kur ato u larguan dhe kuptova se nuk mund të rrija më pa to… gjithçka ndodhi rastësisht. Duhej të isha në Romë, pastaj në Milano, por përfundova në Bari për një koncert. Më telefonon murgesha që i kishte rritur dhe në një farë mënyre i kishte shpëtuar ato vajza, që unë i njihja nga vizitat e mëparshme në atë shtëpi familjare, dhe më thotë që ndodhen në qytet për një treg bamirësie.
Përpiqem t’i takoj dhe, atë ditë, ishte ditëlindja e Lumës, por nuk e dija, e njëjta ditë me atë të nënës sime, me të cilën do të festoja në mbrëmje.”

Ai vazhdon:
“Shkoj t’i marr dhe dalim për drekë. Ndërkohë, prisja një telefonatë nga një mik që duhej të më jepte një përgjigje për pushimet që do bënim. Ky më zhgënjeu për të dytin vit radhazi. Dhe unë, që isha në makinë me vajzat, kthehem dhe them: ‘Vajza, çfarë do të bëni këtë verë?’ ‘Ah, asgjë’, më thonë. ‘Nëse doni, hajdeni me mua dhe Chiarën me pushime.’ Ato ishin të lumtura, murgesha më shikonte e habitur, dhe unë kuptova menjëherë se nuk e kisha pyetur ende Chiarën.
Kthehem në shtëpi dhe i them: ‘Zemër, duhet të të tregoj diçka’. Ia shpjegova dhe edhe ajo ishte shumë e lumtur.”

Më pas, vetëdijësimi kur mbaruan pushimet:
“Unë dhe Chiara mbetëm në një heshtje të madhe; ato bënin një zhurmë të pabesueshme dhe papritur ra një heshtje tronditëse. Fillova të qaja si një fëmijë, nuk mund të ndalesha. U mbylla në banjë sepse isha një maskë dhimbjeje.
Më pas fillova të mendoj menjëherë si mund të vepronim. Ndiqëm këshillat e murgeshës, ato përfunduan shkollën e mesme në Shqipëri dhe tani që mbushin 18 vjeç, do të mund të vijnë të jetojnë me ne.”

Kur vajzat mësuan që po vinte në jetë Fortuna:
“Ishte një moment i pabesueshëm. U shikuan mes tyre… Unë i sigurova menjëherë: ‘Nuk ndryshon asgjë, do të keni një motër më shumë’. Ato përpiqeshin të dukeshin të lumtura, por e kuptoj, sepse në jetimore kur vijnë çifte, vajzat më të rritura gjithmonë lihen mënjanë. Ma kishin shpjeguar vetë: të rriturat nuk i dëshiron askush. Dhe unë i thashë menjëherë: ‘Unë ju dua ju’.”

Duke kujtuar fëmijërinë e tij në Shqipëri, ai flet për përvojat në një sistem komunist, që e cilëson si ekstrem dhe i cili, sipas tij, nuk solli mirëqenie për njerëzit. “Kam jetuar në një vend komunist, që mund të konsiderohej i së majtës, dhe nuk shkoi mirë. Ekstremizmat krijojnë përbindësha dhe e vështirësojnë jetën e njerëzve”, thotë Meta, duke theksuar se nuk i përket asnjë krahu politik dhe duke kritikuar polarizimin e thelluar të së djathtës dhe së majtës në botën e sotme.

Ai përshkruan Shqipërinë e kohës së tij të fëmijërisë si një shoqëri thellësisht patriarkale, ku roli i burrit dhe gruas ishte i ndarë rreptësisht. Vetë Meta reflekton për këtë realitet me një sy kritik, duke e lidhur me nevojën për ndryshim të vazhdueshëm shoqëror. Në këtë kuadër, ai përmend edhe përvojën personale që frymëzoi këngën e tij “Piccola Anima”. Një natë, duke ecur në Milano, ai vërejti një grua që, nga frika e natës dhe e pranisë së një burri të panjohur, kaloi në anën tjetër të rrugës. Ky moment i kujtoi një shprehje të njohur shqiptare: “Iu bë shpirti i vogël”, duke i bërë të qartë privilegjin e pavetëdijshëm që burrat kanë në shoqëri.

Nga përvoja e fëmijërisë në Shqipëri, Meta rrëfen gjithashtu për dhunën në familje, nga e cila ka ikur kur ishte vetëm 13 vjeç, duke u vendosur në Bari të Italisë. Ai pranon se për shumë vite ka luftuar me frikën për të mos u bërë si i ati. “Për një kohë të gjatë mendoja se nuk doja të bëhesha baba, sepse kisha frikë mos përsërisja modelin e tij”, pranon ai me ndershmëri.

Në intervistë, Ermal Meta shpreh shqetësimin për një botë gjithnjë e më të polarizuar dhe të frikësuar. Ai komenton me kriticizëm mbi populizmin e përfaqësuar nga figura si Trump dhe Musk, duke vërejtur dështimet si të sistemit komunist lindor ashtu edhe të kapitalizmit perëndimor. Për Metën, rritja e pabarazisë sociale dhe përhapja e lajmeve të rreme në rrjete sociale janë simptomat e një shoqërie në krizë të thellë.

Megjithatë, muzika për të mbetet një mjet i fuqishëm për reflektim dhe ndryshim. Duke folur për këngën e tij të re Ferma gli orologi, ai e përshkruan atë si një “flutur kundër erës”, një këngë dashurie e lehtë në një kohë të rëndë për botën. Ai nënvizon se muzika nuk mund ta ndryshojë vetë shoqërinë, por ka fuqinë për të hapur mendjet dhe për të nxitur reflektimin mbi drejtimin që po marrim.

Një tjetër temë e rëndësishme që preku ishte ajo e dhunës ndaj grave dhe rolit të burrave në shoqëri. Në një koncert të fundit në Romë, Meta foli për “përbindëshin që fle brenda çdo burri”, një thirrje për ndërgjegjësim dhe vetëreflektim. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, që shkonin nga sulmet deri tek mbështetja, por Meta sqaroi qartë qëllimin e tij: të fliste hapur për privilegjin mashkullor dhe rrezikun e instinkteve të paadresuara.

Duke përmendur edhe punën e tij me shoqatën Una, nessuna e centomila, Ermal Meta tregon se është i angazhuar për të nisur një dialog të hapur mes burrave mbi këto çështje delikate. Ai e përshëndet kurajon e kolegëve si Vinicio Marchioni që kanë zgjedhur të flasin hapur për këto tema.

Në fund, Ermal Meta shfaqet si një artist dhe një njeri në kërkim të së vërtetës, një djalë që ka mbijetuar dhunën dhe vështirësitë, dhe që sot përdor zërin dhe përvojën e tij për të ndihmuar të tjerët të shohin më thellë në vetvete dhe në botën që i rrethon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.