Ministri Hasani në Vatikan: Lamtumirë Papa Françesku, udhëheqësi i paqes

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, ishte sot pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar që mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan.

Në një mesazh të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, Ministri Hasani vlerësoi figurën dhe trashëgiminë shpirtërore të Papës, duke e përshkruar atë si “një udhëheqës të paqes dhe një njeri me dashuri dhe shërbim të jashtëzakonshëm për njerëzimin.”

“Papa Françesku dëgjoi me zemër, qëndroi pranë më të brishtëve dhe udhëhoqi me shembull — gjithmonë duke zgjedhur forcën e butë të mëshirës dhe fuqinë e heshtur të përulësisë”, shkruan Ministri Hasani, duke theksuar ndikimin e thellë që kreu i Kishës Katolike pati përtej kufijve të besimit.

Në përfundim të mesazhit të tij, Ministri Hasani shprehu nderim dhe mirënjohje në emër të Shqipërisë: “Trashëgimia e Tij shpirtërore do të mbetet e gjallë në zemrat e miliona njerëzve për brezat që vijnë. Me lutje dhe mirënjohje nga Shqipëria, nderojmë kujtimin e Tij të paharruar.”

Ceremonia e sotme në Vatikan mblodhi personalitete të larta nga mbarë bota, të cilët i dhanë lamtumirën njërit prej figurave më të dashura dhe më frymëzuese të kohës sonë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.