Roma i jep lamtumirën e fundit Papa Françeskut me një homazh historik

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Tingujt solemnë të kambanës së Bazilikës së Santa Maria Maggiore përshëndetën mbërritjen e arkivolit të Papa Françeskut, në vendin që ai e kishte aq për zemër dhe që tani do të strehojë përjetësisht trupin e tij.

Në momentin që papamobilja mbërriti në sheshin përpara bazilikës, një duartrokitje e fuqishme shpërtheu mes turmës. “Rroftë Françesku, rroftë Françesku!”, brohoritën dhjetëra zëra të emocionuar, duke shoqëruar arkivolin që i printe një kortezhi të gjatë dashurie dhe mirënjohjeje.

Ceremonia e varrimit kishte nisur më herët në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë, personalitete të larta shtetërore dhe udhëheqës botërorë, përfshirë Presidentin amerikan dhe zonjën e parë Melania Trump, kishin marrë pjesë në shërbesën përkujtimore.

Në një akt domethënës, mbi arkivolin e hapur të Papës ishte vendosur një ekzemplar i Biblës së hapur. Procesioni i varrimit, i ndjekur nga dy radhë të dendura qytetarësh, përshkoi qendrën historike të Romës deri te Bazilika e Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet edhe varrimi i tij.

Në hyrje të bazilikës, Papën e priti një grup simbolik prej të varfërve, të burgosurve dhe personave transgjinorë, duke mbajtur secili nga një trëndafil të bardhë në dorë – një dëshmi e dashurisë dhe përkushtimit që Papa Françesku tregoi gjatë gjithë papatit të tij ndaj margjinalizuarve të shoqërisë.

Në orën 12:46, rrugët e Romës ishin të mbushura me një turmë të heshtur e të emocionuar që ndiqte kalimin e papamobilit që mbante trupin e Papës. Applausi shpërtheu vazhdimisht, ndërsa njerëzit fotografonin momentet e fundit të udhëtimit të Papës drejt prehjes së përjetshme.

Me këtë akt solemn, qyteti i përjetshëm përshëndeti një nga figurat më të dashura dhe transformuese të historisë moderne të Kishës Katolike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.