20-vjeçari shqiptar, Amarildo Huba, përfundoi në burg në Britaninë e Madhe pasi u përpoq të arratisej nga policia duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë në një “shtëpi bari” ku ai po punonte. Ngjarja ndodhi më 19 mars të vitit të kaluar, kur forcat e rendit morën aksion në objektin ku Huba po kujdesej për rritjen e kanabisit.
Edhe pse Huba ia doli t’i shpëtonte përkohësisht policisë, ai u kap pas disa ditësh, kur policia zbuluar ADN-në e tij në një furçë dhëmbësh të gjetur në shtëpinë e barit. Gjatë hetimeve, u zbuluan 519 rrënjë kanabisi, të cilat do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash dhe do të kishin një vlerë tregu prej mbi 500 mijë Paundësh.
I riu shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte borxh 6 mijë Paund për t’u shlyer, e justifikoi veprimin e tij duke thënë se po punonte si “kopshtar” për të shlyer borxhin. Megjithatë, ai u dënua me 15 muaj burg përfshirë përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.