Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Volosit i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar 42-vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth dhjetë minuta para mesnatës, në kryqëzimin e rrugëve “Larissis” dhe “Ypsilantou”. Viktima, i cili drejtonte një motor dhe po udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, u përplas me një automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar vendas.
Përplasja rezultoi tejet e fortë. Menjëherë pas aksidentit, 42-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Volosit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë rreth dy orë më vonë si pasojë e plagëve të rënda.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për deklarime.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.