Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përsëriti thirrjen për qytetarët dhe veçanërisht për punonjësit e administratës publike që të mos i nënshtrohen presioneve dhe të mos fotografojnë votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se pjesëmarrja në votime është një akt i lirisë dhe dinjitetit qytetar.
“Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit! Ju garantoj se jeni dhe do të mbeteni njerëz të respektuar,” deklaroi Berisha në fjalimin e tij para mbështetësve.
Duke e cilësuar 11 majin si “ditën e fitores”, Berisha u bëri thirrje votuesve që të mos dorëzohen përballë kërcënimeve që, sipas tij, kanë për qëllim deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ai e përsëriti mesazhin edhe për diasporën, duke u kërkuar të qëndrojnë të vendosur dhe të mos fotografojnë votën.
“Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë,” tha Berisha, duke shtuar se edhe ata që nuk kanë mundur të regjistrohen për të votuar nga jashtë, të udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Në një klimë elektorale të ngarkuar, mesazhi i Berishës vjen si një thirrje për qëndresë dhe pjesëmarrje masive, duke e vendosur theksin tek e drejta për të votuar pa frikë dhe pa ndërhyrje.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.