Në selinë e kompanisë ndërkombëtare Ecolog International, me qendër në Dubai, themeluesi dhe pronari i saj, z. Lazim Destani, priti në një vizitë miqësore tre ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të pranishëm në këtë takim ishin z. Abdylkadër Memedi, Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë dhe z.Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës.
Krahas bisedave miqësore u diskutuan edhe çështje të rëndësishme me interes të përbashkët, veçanërisht ato që lidhen me mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve ndërmjet Emirateve dhe vendeve të rajonit tonë.
Në fjalën e tij, z. Destani falënderoi ambasadorët për kontributin e tyre të vyer në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, duke theksuar se diaspora shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe përbën një urë të fortë lidhëse mes Lindjes së Mesme dhe trojeve shqiptare.
“Për mua është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesit diplomatikë të vendeve tona. Këto takime na motivojnë të punojmë edhe më shumë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin ekonomik dhe përparimin e rajonit,” u shpreh z. Destani.
Ambasadorët, nga ana e tyre, shprehën vlerësimin për punën dhe suksesin e z. Destani në përfaqësimin e denjë të vlerave shqiptare në biznesin ndërkombëtar, si dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në projekte zhvillimore dhe humanitare.
Ky takim vjen si një dëshmi tjetër e bashkëpunimit të frytshëm midis diplomacisë dhe diasporës shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe, me synim krijimin e mundësive të reja për partneritet dhe investime.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.