Atentati 22 prillit që shndërroi Avni Rustemin në simbol të Qëndresës Kombëtare

E martë, 1 Korrik, 2025

Avni Rustemi, një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare dhe atdhetar i palodhur, vdiq pas një atentati tragjik në Tiranë më 22 prill 1924. Atentati u realizua më 20 prill pranë Pazarit të Ri, ndërsa ai vdiq dy ditë më vonë nga plagët e marra. Kjo ngjarje e trishtueshme shënoi fundin e një jete të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

I lindur në Libohovë në një familje atdhetare, Avni Rustemi ishte i biri i Qehajës, një figurë e njohur e familjes së Arsllan-Pashalinjve. Ai e nisi shkollimin e tij në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më pas studimet në Itali, në Kolegj të Shën Mitër Korone dhe në Universitetin e Romës për pedagogji. Megjithatë, jeta e tij mori një kthesë vendimtare kur, në vitin 1908, ai u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit për të luftuar për çlirimin e atdheut.

Veprimtaria e tij politike dhe atdhetare ka qenë e shquar, duke u angazhuar në shumë lëvizje për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimet e huaja. Gjatë Luftës për Çlirimin e Jugut të Shqipërisë, ai kontribuoi në radhët e forcave shqiptare kundër pushtimit grek. Ai gjithashtu u angazhua në arsim dhe organizimin e shoqërive rinore atdhetare, si “Djalëria e Vlorës” dhe “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, duke mbrojtur të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij ishte atentati që ai kreu në Paris më 13 qershor 1920, ndaj Esat Pashë Toptanit, një figurë e njohur tradhëtare. Pas këtij atentati, ai u torturua nga policia franceze, por u lirua pas gjashtë muajsh. Ky akt heroik e bëri atë një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare.

Përpjekjet e tij për krijimin e një Shqipërie demokratike u intensifikuan pas kthimit në atdhe. Ai luajti një rol të rëndësishëm në formimin e federatës “Atdheu” dhe shoqërisë “Bashkimi”, duke u bërë një nga ideologët dhe liderët kryesorë të lëvizjes demokratike. Në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ai u zgjodh deputet dhe kritikoi ashpër burokracinë dhe shfrytëzimin e pushtetit nga klasa politike e kohës, duke mbrojtur me zjarr të drejtat e shqiptarëve dhe traditat kombëtare.

Vrasja e Avni Rustemit më 22 prill 1924 shënoi një pikë kthese në historinë shqiptare. Pas këtij atentati, ai u bë një simbol i qëndresës dhe i lëvizjes demokratike që kulmoi me triumfin e Lëvizjes së Qershorit më 10 qershor 1924.

Rustemi do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.