Shqiptari arrestohet në Greqi, tentoi të rrëmbente 3 fëmijë në ditën e Pashkës

E premte, 4 Korrik, 2025

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Petrochori, në perëndim të Greqisë, pasi dyshohet se tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën e Pashkës, në orët e pasdites, kur i dyshuari u përpoq të fuste me forcë në makinën e tij tre fëmijë – dy vëllezër të moshës 9 dhe 13 vjeç dhe një tjetër 10-vjeçar.

Sipas mediave vendase, prindërit e fëmijëve kanë bërë menjëherë kallëzim në polici, çka çoi në një operacion të menjëhershëm të autoriteteve. Policia lokalizoi automjetin dhe i kërkoi drejtuesit të ndalonte, por ai tentoi të arratisej, duke sjellë një ndjekje prej rreth 20 minutash.

Pas ndalimit, shqiptari iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi me një nivel të lartë – 0.56 dhe 0.54 gramë për litër. Gjithashtu, ai po drejtonte automjetin pa leje drejtimi të vlefshme.

37-vjeçari po përballet me disa akuza të rënda, përfshirë tentativë rrëmbimi të miturish, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe rezistencë ndaj arrestimit. Ai është vënë në pranga dhe do të përballet me drejtësinë greke.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.