Gjon’s Tears rikthehet në Eurovision 2025 si i ftuar special në Basel të Zvicrës

E premte, 27 Qershor, 2025

Artisti shqiptar nga Zvicra, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik “Gjon’s Tears”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij si i ftuar special në “Eurovision 2025”, që këtë vit do të mbahet në qytetin Basel. Kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme për Zvicrën, e cila rikthehet si mikpritëse e festivalit pas afro katër dekadash.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë momente nga provat për performancën e tij speciale që do të prezantohet gjatë një prej netëve të festivalit më të madh evropian të muzikës.

Festivali i “Eurovision 2025” do të zhvillohet më 13, 15 dhe 17 maj, ndërsa pjesëmarrja e Gjon’s Tears ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat, të cilët e kujtojnë si një nga artistët më të pëlqyer të edicionit të vitit 2021, kur përfaqësoi Zvicrën dhe arriti vendin e tretë me këngën “Tout l’univers”.

Për shqiptarët, prania e tij në këtë ngjarje mbetet një moment krenarie, ndërsa për Zvicrën, një rikthim festiv dhe simbolik në qendër të vëmendjes së skenës evropiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.