SHBA/’Vatra” promovoi “Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në “kryeqendrën” e shqiptarve Bronx- Nju Jork, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” promovoi librin e Ambasador William G. Walker “Reçak – Historia e një krimi lufte”.
Ndërsa, drejutesit e “Vatrës”, përkatësisht Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, zoti Elmi Berisha, nderoi me “Medaljen e Artë të Lirisë”, Heroin e Reçakut për rolin e tij ambasadorin William Walker, atëbotë Shef i Misionit Verifikues në Kosovë në kuadër të OSBE-
Me motivacionin :
“Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA i jep me nderimet më të larta ambasadorit William Walker – Medalja e Artë e Lirisë në mirënjohje të thellë për shërbimin e tij të shquar, guximin e palëkundur dhe përkushtimin humanitar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe rolin e tij kryesor në ekspozimin e mizorive të kryera kundër popullit të Kosovës.Ky nderim vlerëson edhe kontributin e tij kryesor në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.”
Sikurse, me këtë rast edhe Komandant Gani Shehu së bashku me ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, e nderuan ambasadorin William Walker në këtë takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”, me “Medaljen e Lirisë së Batalionit Atlantiku”.
Ky promovim u shoqërua me një bashkëbisedim, në “Vatër” nën kujdesin personal të Kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha, i cili dhe e moderoi këtë aktivitet.
Zoti Berisha, në cilësin e ciceronit e suprizoi mikun e madh të shqiptarve, Ambasadorin Walker.
Ai duke i uruar ambasadorit dhe bashkëshortes së tij mirëseardhjen në shtëpinë e “Vatrës”, nëpërmjet posterave të fotografive të ekspozuara në dy anët e sallës i tregoi historinë 113 vjeçare të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA.
Walker, i mahnitur me historinë e Vatrës, na tha se herën e fundit që erdha në Nju Jork, për për 100- vjetorin, që Vatra, kishte organizuar, ishte një pritje e madhe: ” Vatra, sot tha ai është një histori e gjallë, e ruajtur për më shumë se një shekull me shumë kujdes, për të treguar rolin dhe kontributin e vatranve. Kjo, është shtëpia e shqiptarve në Nju Jork, që bënë shqiptarët të jenë krenar. Dhe, më duhet të them, se Vatra,është një shtëpi shumë mbresëlënëse edhe për mua.”
Ambasadori Walker, poashtu gjeti rastin të Faleminderojë në mënyrë të veçantë kryetarin Berisha: “më impresonoi me këtë pritje që për mua do të jetë mbresalënése. Ai më tregoi fotografit në mure dhe më shpjegoi se çfarë ishin ato, mbasi nuk e kisha idenë. Kjo është hera e parë që pashë nga afër historinë e Shqiptarve në Amerikë, atë rolin dhe kontributin e tyre për liri, pavarësi dhe demokracinë në Shqipëri”, tha ai.
Me rastin e promovimit të këtij libri “Reçaku – Një rrëfim për një krim lufte,” pas fjalës së mirëseradhjes mikëpritësi, Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha lexoi përshëndetjen e mirëseardhjes :
Faleminderit Ambasador Walker…..!”
Kreu i vatranëve tha se sot, kam nderin dhe privilegjin e veçantë të organizojm këtë takim që shkon përtej promovimit ceremonial të librit. Sepse, sot, ne shpërblejmë një “haraç” më shumë se një kujtimi personal apo një rrëfimi historik.
“Ky libër me aktin e papërsëritëshëm të asaj ngjarje është një testament moral, një akt i fuqishëm guximi për të thënë të vërtetën përballë pasojave të rënda të kohës. Lbri dhe ngjarja e verifikuar e 26 vjetëve më parë në Reçak, shërben si një mësim për mbarë njerëzimin.”
Berisha, tha se libri i ambasadorit William Walker “Racak: Historia e një krimi lufte” qëndron si një dokument i gjallë i një momenti që ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës, dhe zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike. Ky libër zhytet thellë në dhimbjen njerëzore, fuqinë e drejtësisë dhe nevojën thelbësore për të mos harruar kurrë.”
Me penën e një diplomati dhe me zemrën e një humanisti, ambasadori Walker, na ofron një dëshmi të fuqishme dhe të paanshme të asaj që ndodhi më 15 janar 1999, në Reçak.
Ai shkruan jo vetëm për atë që dëshmoi me sytë e tij – por edhe për atë që ndjeu me shpirt. Dhe në atë moment kur ai deklaroi fjalët që të gjithë i mbajmë mend aq mirë: “Kjo është një masakër”, ai nuk bëri thjesht një deklaratë – por ai zgjoi ndërgjegjen e botës për një popull që kërkonte lirinë e tij.
“Ky libër, vazhdoi ai është më shumë se një analizë. Është një udhëtim në jetën dhe shërbimin diplomatik të një njeriu që nuk iu përkul heshtjes, që nuk e zbuti të vërtetën për hir të protokollit dhe që në vend të ftohtësisë së raporteve burokratike zgjodhi véshtërsinë e rëndë e qëndrimit të tij personal në krah të së vërtetës dhe në anën e drejtësisë”.
Por, tha Berisha, në një kohë kur përpjekjet për të mohuar krimet e luftës janë të pranishme në diskursin publik – si në nivel rajonal ashtu edhe ndërkombëtar – ky libër përforcon kujtesën tonë kolektive, shërben si një burim arsimor për brezat e rinj dhe një mburojë kundër manipulimit të së vërtetës.
Andaj tha kryetari i Vatrës : Kosova do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse ambasadorit William Walker. Ngase, ai në janar të vitit 1999 ishte përfaqësues ndërkombëtar, shef i Misionit Verifikues të Kosovës – në atë kohë u bë dëshmitar i së vërtetës, e më pas simbol i integritetit njerëzor në kohë të errëta. Ai është një mik i dashur përgjithmonë i popullit shqiptar. Ky libër kurorëzon lidhjen e thellë shpirtërore mes tij dhe popullit të Kosovës.”
I botuar në 26-vjetorin e mizorisë së Reçakut, libri i tij na frymëzon të gjithëve që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi, të mos harrojmë kurrë të kaluarën dhe të ndërtojmë një të ardhme të bazuar në të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
“Faleminderit Ambasador Walker për gjithëçka bërë, veprimet tuaja, qëndrimin tuaj të vendosur dhe mbështetjen e vazhdueshme” përfundoi fjalën e tij Kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, z. Elmi Berisha.
“Nga pikëpamja diplomatike, data e masakrës së Reçakut shënon momentin e krijimit të diplomacisë njerëzore,” tha Ambasadori Blerim Reka Shefi i Misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork: “Misioni Verifikues i Kosovës i krijuar në tetor 1998 zgjoi diplomacinë e heshtur perëndimore, ” pohoi ai.
Përjetimet personale dhe vlerësime për rolin e Ambasadorit Walker në lidhje me aktin që ndryshoi rrjedhën e historisë i cili çoi drejt njohjes së Pavarësisë së Kosovës u dhanë nga Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, z.Frank Shkreli, ish Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës, Komandanti i Batalionit Atlantiku z.Gani Shehu, Drejtor i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane z. Agim Aliçka, z. Musa Daka, Prof. Osman Elezi.
Dr. Skënder Myrtezani, Kryetar i Degës Vatra Queens, pos një vlerësimi historik që i bëri librit të ambasadorit Walker, në këtë aktivitet ai i premtoi atij blerjen e 1000 kopjeve të librit “Reçak: Historia e një krimi lufte”.
Ambasadori Walker, diplomat me karrierë 40 vjeçare dhe ish shefi i Misionit Verifikues të Kosovës përsëriti me modesti se “ai nuk ka meritë të veçantë” dhe se ajo ju takon luftétarëve të lirisë dhe popullit të Kosovës.
“Përgatitja e këtij libri ka qenë qellim prej shumë vitesh ku kam dashur të them historinë e karierës sime diplomatike dhe historinë e Reçakut.” Në fund të viteve 1990 në konfliktin Serbi Kosovë “disa elemente të brendshme dhe të jashtëm u ngjizën për të bërë të mundur ngjarjet që pasuan deri në fushatën e bombardimeve të NATOs,” tha Ambasadori Walker.
Walker midis të tjerave, shprehu edhe një mirënjohje të veçantë për Hasan Salihu, konsulent i librit, Sabi Gashi, mik i vjeter i tij, dhe bashkëshortes Nelly Walker..
Në këtë promovim morën pjesë lider të komunitetit, aktivist të dalluar, gazetar, artist, dhe student , si dhe veprimtarët e komunitetit nga Washingtoni, miqt e pandar të Ambasadorit William Walker, e të tjerë.
Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Librat, më shumë sesa të mos harrohen emrat e autorëve, shkruhen për të mos harruar edhe ngjarjet e rëndësishme historike, të cilat vendosën për fatin përfundimtar të popujve në trajektoren e historisë. I tillë është edhe libri në fjalë, i shkruar nga Ambasadori William G. Walker: “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.
Të shkruash një libër, duke ekstrahuar kujtimet e një kohe në zgrip, t’i ripërjetosh rishtazi të gjitha ato ngjarje të një tragjedie të madhe njerëzore, ta rikonceptosh ecejakun diplomatik, gjeopolitik dhe ndërsyerjen për një shkatërrim ushtarak të Jugosllavisë së Millosheviqit, është një përpjekje intelektuale dhe shpirtërore e pashoqe.
Rrëfenja boshtore e këtij libri është masakra e Reçakut dhe roli i ambasadorit William Walker, atëbotë Shef i Misionit Verifikues në Kosovë në kuadër të OSBE-së, ku më 15 janar 1999 forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë. Kakofonia e fjalëve të tij në cilësimin e kësaj ngjarjeje si “krim kundër njerëzimit” dhe jo “dënim dhune”, si dhe vënia e drejtësisë në vend për të vrarët do të ndryshojë përgjithmonë fatin e popullit të Kosovës, me ç’rast do të jetë shkas i intervenimit ushtarak të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë.
Libri “Reçak: historia e një krimi lufte”, në fakt, është një autobiografi e ambasadorit Walker, në të cilin përshkruan jetën e tij që nga fëmijëria e deri në largimin e Misionit Verifikues të OSBE-së nga Kosova.
Ai është i ndarë në dy pjesë; ku pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit nga fëmijëria deri te karriera e tij 40-vjeçare në Shërbimin e Jashtëm, përfshirë misionet në Japoni, Amerikën Latine dhe Ballkan, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në misionet e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së në Kosovë.
Ambasadori Walker, përmes këtij libri, përbri trajektores së tragjedisë së madhe njerëzore që po përjetonte populli i Kosovës, i revokon edhe kujtimet rreth prapaskenave politike, pasigurinë dhe implikimin gjeopolitik e ndërkombëtar të masakrave të forcave serbe ndaj popullatës civile në Kosovë. Të gjitha këto janë të përshkruara në formë të një narracioni linear e dinamik, në ndërthurjen e komplekseve të ngjarjeve, me ç’rast e mban lexuesin kurioz e ndërveprues deri në fund.
Në vazhdim, në promovimin me shqiptarët e Amerikës libri autobiografi , “Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës, do të “udhëtojë” nëpër qendrat më të banuara me shqiptarët në SHBA.
Pas Nju Jorkut, ky libër pret ndalesën e radhës që është planifikuar në Detroit, dhe duke vazhduar gjatë gjithë vitit më vonë në Boston, Çikago, Filadelfia, Dallas e Feniks Arizona.
Pas nënshkrimit të librave dhe fotografimeve, në restorantin Çakorri u shtrua një drekë për nder të Ambasadorit Walker.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.