Papa Françesku shuhet në moshën 88-vjeçare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mëngjesin e sotëm, në orën 07:35, është ndarë nga jeta Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike dhe një nga figurat më të dashura e të respektuara në botën bashkëkohore. Lajmin e hidhur e bëri të ditur Kardinali Kevin Farrell, i cili tha se Papa është kthyer në shtëpinë e Atit, duke përfunduar një jetë të tërë të përkushtuar ndaj Zotit dhe Kishës së Tij.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të Atit tonë të Shenjtë, Papa Françesku. I gjithë jetimi i tij ishte në shërbim të Zotit dhe të Kishës. Na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, sidomos për të varfërit dhe të përjashtuarit”, tha Kardinali Farrell.

Dje, të dielën e Pashkëve, (20 Prill) ai mori pjesë në kremtimet e meshës dhe u shfaq në lozhën e Shën Pjetrit për bekimin Urbi et Orbi. Më pas zhvilloi turneun mes turmës për të përshëndetur besimtarët.

Jorge Mario Bergoglio ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike.

Jorge Mario Bergoglio ishte jezuiti i parë që u bë Papë dhe Papa i parë nga kontinenti amerikan.

Papa Françesku do të mbahet mend si një figurë e afërt me njerëzit, një njeri i thjeshtë, por me një vizion të thellë për drejtësinë sociale, ekologjinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor. Me një përulësi dhe forcë të rrallë shpirtërore, ai la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës dhe në zemrat e miliona besimtarëve në mbarë botën.

Ndërkohë që Vatikani pritet të shpallë zyrtarisht ceremonitë mortore, bota mban zi për një lider që i dha zë më të dobëtit dhe i dha shpresë njerëzimit me mesazhin e tij të dashurisë dhe mëshirës.

Dymbëdhjetë vitet e pontifikatit

Jorge Mario Bergoglio u bë Papa Francesku dymbëdhjetë vjet më parë, më 13 mars 2013, dhe bota e njohu për atë “mirëmbrëma” të thjeshtë. Ishte përshëndetja e tij e parë për të gjithë botën dhe ajo thjeshtësi çarmatosëse tashmë lajmëronte një frymë të re, revolucionare.

Jorge Mario Bergoglio mori përsipër Kishën që nga ajo ditë dhe e udhëhoqi atë në rrugë të guximshme, duke hapur dyert për “të gjithë, të gjithë, të gjithë” dhe duke mos u shqetësuar për atë krahun e katolikëve që ngurrojnë gjithmonë për risitë. Ai e bëri atë pas tronditjes së dorëheqjes së Benediktit XVI, por ai mundi të kthente faqen në një mënyrë që ishte e vështirë edhe të imagjinohej.

Jorge Mario Bergoglio lindi në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936, djali i emigrantëve piemontezë: babai i tij Mario ishte kontabilist, i punësuar në hekurudha, ndërsa nëna e tij, Regina Sivori, kujdesej për shtëpinë dhe edukimin e pesë fëmijëve të saj. Pasi u diplomua për teknik kimik, zgjodhi më pas rrugën e besimit duke u futur në seminar; në vitin 1958 ai hyri në novatoren e Shoqërisë së Jezusit. Prej këtu një jetë të gjatë shërbimi ndaj Kishës derisa u bë kryepeshkop kardinal i Baires së tij dhe që nga viti 2013 Papa i 266-të i Kishës Katolike.

Hapja ndaj të divorcuarve, ndaj homoseksualëve, vlerësimi i grave deri në atë pikë sa t’u jepej atyre vendin që për shekuj i ishte rezervuar vetëm kardinalëve. Dhe më pas ajo Kishë “larguese”, drejt më të brishtës, nga mërgimtarët, shqetësimi i saj i parë, te të varfërit. Pikërisht me të varfrit në mendje ai zgjedh një emër që asnjë Papë në histori nuk kishte guxuar ta zgjidhte ndonjëherë: Françesku, si i varfëri i Asizit, gjithashtu një revolucionar i kohës së tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.