Disa emigrantë shqiptarë që kanë ushtruar të drejtën e votës nga Britania e Madhe janë ekspozuar ndaj ndëshkimeve ligjore, pasi kanë publikuar në rrjete sociale video të momentit kur hedhin votën e tyre.
Top Channel ka siguruar disa nga këto video të publikuara në TikTok, ku votuesit tregojnë hapur zgjedhjen e subjektit politik dhe kandidatit në fletën e votimit, duke shkelur kështu fshehtësinë e votës, një element thelbësor i procesit zgjedhor.
Sipas nenit 327 të Kodit Penal, veprime të tilla përbëjnë shkelje të fshehtësisë së votimit dhe ndëshkohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Ligji është i qartë: fotografimi apo filmimi i votës, pavarësisht qëllimit, përbën vepër penale.
Në disa prej videove, emigrantët kanë filmuar vetëm momentin kur shënojnë subjektin e preferuar, por një votues ka guxuar të shfaqet edhe me fytyrë, duke dokumentuar të gjithë procesin e votimit nga fillimi deri në fund.
Për këtë fenomen ka reaguar edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili deklaroi:
“Ata janë duke kryer një vepër penale në gjykimin tim, por është atribut i institucioneve të tjera për ta vlerësuar nëse veprimet e tyre përbëjnë apo jo vepër penale. Tej interesit të partive politike dhe entuziazmit që kanë për të treguar se për kë votojnë, kjo është e dënueshme nga Kodi Penal”.
Ky zhvillim vë në fokus nevojën për ndërgjegjësim më të madh të votuesve në diasporë për rregullat dhe përgjegjësitë që lidhen me të drejtën e votës, duke respektuar standardet ligjore dhe demokratike të procesit zgjedhor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.