Prishtina përkulet përpara dëshmorëve:Homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë zhvilluar homazhe në nder të dëshmorëve, pranë shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Duke e cilësuar 18 prillin si një ditë të shenjtë për kryeqytetin dhe për gjithë kombin, Rama theksoi rëndësinë e përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtimit të tyre për brezat e ardhshëm.

“Sot është 18 prilli, Dita e Dëshmorëve të Prishtinës. Si çdo vit, jemi këtu për të nderuar ata që dhanë jetën për lirinë tonë. Me krenari dhe përulësi, nderojmë kujtimin e tyre dhe shprehim respektin më të thellë për familjet e dëshmorëve. Sakrifica e tyre na ka mundësuar të jetojmë në liri, të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” deklaroi Rama gjatë homazheve.

Kjo datë përkujton një nga periudhat më të dhimbshme të luftës në Kosovë, kur gjatë ditëve 17-21 prill të vitit 1999, në trevat e Llapit dhe Gollakut, forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan mbi 124 shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.

Aktivitete përkujtimore janë mbajtur në të gjitha lagjet dhe zonat e Prishtinës, duke e kthyer këtë ditë në një moment të reflektimit të thellë dhe bashkimi në nderim të heronjve të kombit.

Komuna e Prishtinës ka përsëritur zotimin se do të vijojë me projekte për ruajtjen e kujtesës historike dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.