Në Ankona hapet shkolla shqipe “Shqiponja”

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Në datë 13 prill 2025, si një nismë e përbashkët e Shoqatës Multikulturore “Aquila”, në bashkëpunim me komunën Divjakë dhe me patronazhin e komunës së Ankonës, u inaugura shkolla shqipe “Shqiponja”, në Ankona.

Në momentin e inaugurimit ishin të pranishëm këshilltarja për Politikat Edukuese, znj. Antonella Andreoli dhe këshilltarja për familjen, znj. Orlanda Latini, kryetari i komunës së Divjakës, z. Josif Gorreja dhe Kryetari i Shoqatës kulturore “Aquila”, z. Pali Gjeko, si edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare që zhvillojnë aktivitet në zonat përreth.

“I uroj kësaj shoqate një punë të sukseshme në ndihmë të fëmijëve që do të ndjekin aktivitetet e ndryshme, duke shfrytëzuar një mjedis mikpritës ku mund të studiojnë bashkë, duke kultivuar edhe miqësinë e respektin për njëri-tjetrin” tha në këtë event këshilltarja Antonella Andreoli.

Në fjalën e tij, z. Gorreja falenderoi përfaqësuesit e komunës për këtë urë komunikimi dhe për plotësimin e kërkesave të parashikuara nga procedurat për hapjen e kësaj shkolle. Ai theksoi se mbështetja nga institucionet shqiptare nuk u ka munguar dhe nuk do t’u mungojë asnjëherë bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në shtetin fqinj. Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit dhe të ruajtjes së traditave tona, ai ftoi fëmijët të mësonin vallen dyshe Myzeqare si një nga vallet me të vjetra të zonës dhe të merrnin pjesë në një koncert që do të zhvillohej në mes gushtit ku do të shpërndaheshin edhe cmime simbolike në mënyrë që brezat e rinj të njohin historinë e vendit të tyre.

Ndërsa mësuesja e kësaj shkolle, znj. Pranvera Sota, falenderoi drejtuesit e shoqatës dhe në veçanti z. Pali Gjeko, që bëri të pamundurën që të realizohej kjo ëndërr e bukur. Ajo gjithashtu përgëzoi të gjithë prindërit për mbështjetjen e dhënë, duke i konsideruar si pikë kyçe në mbarëvajtjen e shkollës, por edhe në transmetimin e vlerave më të mira të kulturës dhe traditave tona.

Hapja e shkollave të reja të gjuhës shqipe është një moment gëzimi për të gjithë. Ato kanë si qëllim ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, duke u bërë mbështetje për integrimin e fëmijëve shqiptarë të brezit të dytë dhe të tretë, si edhe për krijimin e identitetit kombëtar.

Prej 14 vjetësh Shoqata “Aquila” është aktive në qytetin e Ankonës dhe ka shërbyer si një pikë referimi për komunitetin shqiptar. Çelja e dyerve të shkollës shqipe është një tjetër përpjekje e arritur me sukses falë dëshirës së mirë dhe përkushtimit të këtij grupi atdhetarësh.

Nga Anila Berberi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.