Kallas: BE i kthehet zgjerimit, Kosova kërkon trajtim të barabartë

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje dhe kjo kërkon që Bashkimi Evropian të ecë më shpejt drejt zgjerimit”. Ky ishte mesazhi kryesor i shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, në nisje të takimit të Këshillit për Punët e Jashtme të BE-së që u zhvillua në Luksemburg.

“Po shohim rritje të tensioneve dhe duhet patjetër të lëvizim përpara me procesin e zgjerimit. Na duhen histori suksesi,” u shpreh Kallas para gazetarëve, duke nënvizuar se paqja dhe stabiliteti në rajon janë të lidhura ngushtë me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit.

Ajo nuk përmendi vende specifike, por vizita e saj e fundit në Bosnje e Hercegovinë pason zhvillime shqetësuese në Republikën Serbska, ku autoritetet lokale kanë ndërmarrë hapa që ngjallin frikën për një shkëputje të mundshme nga shteti qendror.

Tensionet mbeten të larta edhe mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve është bllokuar, BE po përpiqet të ruajë rolin udhëheqës në procesin e ndërmjetësimit.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila përfaqësoi vendin në këtë takim, zhvilloi një takim të veçantë me Kallasin. Në një postim në Facebook, Gërvalla tha se i ka kërkuar përfaqësueses së lartë të BE-së trajtim të barabartë për Kosovën në proceset integruese.

“E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën. Mbështetja për vendin tonë është mbështetje për një Evropë më demokratike, më të barabartë dhe më të bashkuar”, shkroi ajo, duke shtuar se prania aktive e Kosovës është burim stabiliteti për të gjithë kontinentin.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane. Ndër vendet e rajonit, Kosova mbetet e vetmja që nuk ka ende statusin e shtetit kandidat.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.