Rrëfimi i të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës: Ata janë turpi, jo ne

E mërkurë, 16 Prill, 2025

Fundin e shtatorit të vitit 1998, Ramadan Nishori thotë se nuk do ta harrojë kurrë.

Gjatë rrëfimit të tij publik, ai kujtoi ngjarjen që ia ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Kanë ardhur dy policë me uniforma dhe më kanë futur në një banjo, dhe aty ndodhi më e keqja që mund t’i ndodhë një njeriu. Sepse atë kurrë nuk e kisha menduar se do të më ndodhte mua. Dhe njëri më dhunoi, ndërsa, derisa po përgatitej i dyti për dhunë, nga bërtimat e mia, një shqiptar që ishte aty hyri brenda dhe më nxori prej aty”, rrëfen ai.

Ai foli edhe për maltretimet në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit.

Ramadan Nishori nga Drenica thotë se njerëzit nuk dëshiron ta shohin me keqardhje. I mbijetuari i dhunës seksuale thotë se jeta pas luftës ishte shumë e vështirë.

“Më 16 mars 2001 jam liruar prej burgut dhe në atë kohë kam qenë i fejuar, dhe pas dy javëve jam martuar. Jetoja me prindër dhe vëllezër në fshat, dhe pasi u martova i thashë vetes: ‘Do të filloj një jetë të re, do të krijoj një familje.’ Por kjo ishte e pamundur, sepse çdo natë më kujtohej çka më kishte ndodhur. Jetoja me frikë mos e hetonte dikush se çka më kishte ndodhur. Pas një viti u vendosëm të jetonim me qira në Fushë Kosovë. Aty u ndjeva pak më i lirë, por përsëri isha i mbyllur në burgun brenda vetes”, tregon ai.

“Jam një burrë që po mundohem të ndërtoj një jetë normale. Njerëzit dua të më shohin si një njeri që jam munduar shumë, por nuk jam thyer kurrë. Nuk dua që njerëzit të më shohin me keqardhje. Dua të më shohin me respekt, si një njeri që shumë herë jam rrëzuar, por prapë jam ngritur në këmbë. Unë jam sot këtu jo se kam harruar atë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.

Pas tmerrit të përjetuar në vitin 1998, kur u dhunua në një stacion policor, Ramadan Nishori rrëfen për jetën e tij plot sfida.

“Thosha: unë jam burrë, dhe për këtë që e kam përjetuar nuk duhet të dijë askush, se thosha më nënçmojnë dhe më bullizojnë. Isha shumë i mbyllur në vetvete. Më vinte me qa, me bërtitë me të madhe, ikja natën prej shtëpisë, dilja, qaja dhe shfryhesha. Se turpi ishte më i rëndë se dhimbja”, thotë ai.

Ai tregon se për vite të tëra nuk e mori guximin të kërkonte ndihmë profesionale.

“Ka qenë viti 2005. Për herë të parë jam afruar te organizata QKRMT. Kam shkuar dhjetëra herë, por kurrsesi nuk merrja guximin të hyja brenda. Vendosa dhe thashë: më mirë të iki krejt prej Kosovës. Shkova në Mal të Zi, por edhe atje shumë më pengonte gjuha e tyre malazeze. Kështu që u kthyem prapë në Kosovë. Një natë e pashë një intervistë, ishte Vasfije Krasniqi dhe për mua është heroinë e gjallë. I kisha shumë lakmi, thosha: kjo po flet, po shfryhet… dhe kështu i kam marrë dhe i kam shkruar menjëherë”, shtoi ai./Kosovapress/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.