Italia vazhdon tw jetw e tronditur nga vrasja e 22 vjecares shqiptare Ilaria Sula. Hetimet ccdo ditw po nxjerrn nw dritw detaje tw reja. Në gjykatë u zbulua se Mark Antony Samson e qëlloi me tre goditje thike dhe i fshehu trupin, i dashuri i saj u ul te hante piadino me një shoqe të viktimës. Në tryezë foli për çështje banale, ndërsa nuk nguronte ti përgjigjej mesazheve të babait që sapo i kishte vravrë vajzën.
“Pasi e kishte vrarë brutalisht dhe ishte çliruar nga trupi i pajetë” i Ilaria Sulës, Mark Antony Samson shkoi të “hante një piadinë” me një shoqe të viktimës, me të cilën “foli për problemet që kishte me të dashurën”.
Kjo lexohet në vendimin e masës së sigurisë të lëshuar nga gjyqtari hetues i Romës. Me shoqen e studentes 22-vjeçare ai foli për “çështje sipërfaqësore dhe banale, si ditëlindja e të dashurit të shoqes apo kroasantët e blerë”.
Dhe më tej, shkruan gjykatësi, ai nuk pati “asnjë skrupull për t’i dërguar babait të vajzës, megjithëse e dinte se e kishte vrarë vetë, mesazhe që gjoja vinin nga e bija”.
Detajet e zbuluara në gjykatë e bëjnë edhe më tragjike vrasjen e 22-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila ishte studente ekselente në La Sapienza.
Madje tashmë edhe nëna e tij është nën hetim të prokurorisë për bashkëpunim në krim.
“E ndihmova për të fshirë gjurmët e gjakut” ka thënë ndër të tjera gruaja e cila nuk tregoi që në fillim për ngjarjen.
Ndërkaq i riu ka pranuar se e ka qëlluar me tre thika, ndërsa vajza i kishte shkuar në banesë për ti kthyer disa rroba.
22 vjeçarja u përcoll me nderime mesditën e së hënës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.