Parshqevi Simaku doli për herë të parë në skenë pas ferrit ku kishte rënë në aktivittein për 65 vetorin e Maestro Fadil Berisha.
Parshqevi Simaku u prezantua nga Emina Cunmulaj në skenë dhe natyrisht publiku e mirëpriti me mjaft emocion dhe dashuri divën e muzikës shqiptare siç e quan Elton Iliriani, ëngjëlli mbrojtës i saj së bashku me Elvira Taten. Ata e nxorrën nga tuneli i errët në metropolin më të madh Nju Jork dhe e ringritën në dritën që meritonte, në dritën që i dhuroi publikut nga ninëzat e syve të saj të bukur. Diva u shoqërua nga Eltoni ku mbante në dorë dhuratën për Fadilin.
Si një zog fluturues sa hapi gojën për të kënduar publiku u çua në këmbë dhe e shoqëronte me duartrokitje.
Ajo ruante po atë butësi të kadifejtë, po ato flokë si pendë palloi dhe po atë mirësi në komunikim si gjithmonë me publikun.
Simaku e uroi Maestron duke interpretuar në skenë këngën: Globi (Dhuratë për ditëlindje). Ajo doli për herë të parë në këtë skenë madhështore pas kaq vitesh vuajtje, përpjekje, mundime dhe hidhërime!
Artistja premton shumë dhe publiku mezi e pret në skenë.
Takimi midis mjeshtrit Berisha dhe Simakut ishte shumë i ndjerë, i bukur, rrezëlitës dhe njerëzor, ishte vërtetë një dhuratë e florinjtë në këtë vit jubilar realizuar nga Berisha.
Parashqevi Simaku është nje artiste e rrallë që edhe pse ka kohë pa dalje në publik, të ngacmon kujtesën dhe vjen me një jehonë flladitëse shpirtërore dhe të frymëzon për të shkruajtur dhe për ta kujtuar me plot respekt, por mbi të gjitha me dashurinë si artdashëse e saj.
Ajo erdhi nga një qytet i vogël i Shqipërisë, Kavaja dhe u ngrit plot meritë në tempullin e artit, me zërin e saj melodioz, bukurinë femërore, delikatesën në plastikën e lëvizjeve të shoqërimit, buzëqeshjen e trëndafiltë si gonxhe shqipërie.
Në këtë mbrëmje performuan shumë artistë të tjerë si artisti i shquar Arjan Kërliu së bashku me bandën “Dea” me muzikantin e talentuar Did Tezha dhe Elis Lloshi. Në këtë mbrëmje performoi dhe artistja tjetër e shquar Mira Konçi etj.



