Itali/ Donika Suli kandidatja shqiptare për Këshillin Bashkiak të Bolzanos

E martë, 17 Nëntor, 2026

Donika Suli, një qytetare shqiptare që jeton në Alto Adige prej 23 vitesh, ka vendosur të bëhet pjesë e listës qytetare për zgjedhjet bashkiake në Bolzano, që do të mbahen më 4 maj. Ajo do të mbështesë kandidatin për Kryetar Bashkie, Juri Andriollo, duke besuar se ai jo vetëm ka përvojën dhe aftësitë e duhura për të udhëhequr qytetin, por gjithashtu është një lider që është gjithmonë pranë qytetarëve dhe angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë.

Në programin e Andriollo, Donika vlerëson nismat për krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, familjet dhe pleqtë, siç janë kopshtet falas për fëmijë dhe ndihma për të lehtësuar kostot e qirave përmes ndërtimit të banesave, si dhe përkushtimi ndaj sportit dhe kulturës, të cilat janë pjesë integrale e planit të tij.

Për ata që nuk e njohin, Donika ka punuar për shumë vite në shërbim të pleqve dhe personave të sëmurë dhe ka qenë gjithashtu vullnetare në shoqata të ndryshme. Ka studiuar Filozofi në Universitetin e Trentos dhe aktualisht punon në Qendrën Kulturore Trevi dhe në dy biblioteka në Bolzano, duke kontribuar aktivisht në jetën kulturore të qytetit.

Angazhimi i saj në këtë proces zgjedhor tregon përkushtimin e Donikës për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Bolzanos dhe për të ofruar një zë për komunitetin shqiptar në këtë qytet.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.