Kosova do të presë stërvitjen më të madhe ushtarake në Europë,Defender Europe 25

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kosova do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Europë, “Defender Europe 25/Immediate Response”, një ngjarje që do të zhvillohet në kuadër të forcave të Ushtrisë së Kosovës (FSK). Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të parashikuar.

Në postimin e tij, Maqedonci ka shprehur bindjen se realizimi i ushtrimit do të jetë i suksesshëm, duke nënvizuar rëndësinë e këtij evenimenti për forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

Ministri Maqedonci gjithashtu ka dhënë detaje mbi stërvitjet që po zhvillohen nga trupat e FSK-së. Sipas tij, forcat e FSK-së janë aktualisht duke u stërvitur në Mnelë të Shqipërisë, ku Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituan ushtarët e angazhuar.

“Vizituam ushtarët tanë, konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, një element i rëndësishëm në ngritjen e aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Gjatë vizitës, rikonfirmuam se ushtria jonë është në nivelin e forcave të NATO-s për sa i përket përgatitjes profesionale, motivimit dhe pajisjeve ushtarake,” ka theksuar Maqedonci.

Ky ushtrim ndërkombëtar, njëri nga më të rëndësishmit në Europë, do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin e vendeve pjesëmarrëse, ndërsa Kosova do të dëshmojë angazhimin e saj në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.