Itali/ 22-vjeçarja shqiptare gjendet e vrarë, arrestohet ish-i dashuri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e zhdukur më 25 mars nga banesa e saj në lagjen Furio Camillo të Romës, u gjet mëngjesin e së mërkurës në një zonë të pyllëzuar pranë Bashkisë së Polit, në juglindje të kryeqytetit italian.

E reja ishte vendosur brenda një valixhe dhe dyshohet se është goditur për vdekje me thikë. Autoritetet italiane kanë arrestuar ish-të dashurin e saj, një 23-vjeçar me origjinë filipinase, i cili është i dyshuar kryesor për vrasjen.

Sipas hetimeve, i riu e ka vrarë Ilarian në një apartament në Romë, më pas ka futur trupin e saj në një valixhe dhe e ka hedhur në një zonë të thellë shkëmbore. Hetuesit e Policisë së Shtetit, skuadrës fluturuese të Romës dhe stacionit policor San Lorenzo e kishin përqendruar vëmendjen tek ish-partneri, pasi viktima kishte pasur komunikim të gjatë me të natën e zhdukjes.

Ekspertiza shkencore është fokusuar në apartamentin e 23-vjeçarit në rrugën Homs, lagjja Africano, ku gjatë natës policia kreu kontrolle të imtësishme. I dyshuari u shoqërua për t’u marrë në pyetje dhe pritet të ndalohet zyrtarisht.

Sipas familjes së viktimës, e cila jeton në Terni, Ilaria kishte dalë me nxitim atë natë pa marrë asgjë me vete, madje as sendet personale. Telefoni i saj qëndroi i ndezur për një kohë dhe dikush madje iu përgjigj disa mesazheve, por nuk dihet nëse ishte vërtet ajo. Pas kësaj, çdo gjurmë e saj u zhduk deri në gjetjen tragjike të trupit.

Ilaria Sula ishte studente në universitetin “La Sapienza” në Romë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes që ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.