Një histori frymëzuese suksesi vjen nga Ambasada Amerikane në Tiranë: shqiptaro-amerikani Komandant Alban Dervishi do të marrë komandën e anijes luftarake USS Pearl Harbor në qershor të vitit 2025. I lindur në Tiranë dhe me rrënjë në një familje ushtarake, Dervishi emigroi drejt Shteteve të Bashkuara 25 vjet më parë së bashku me familjen e tij, duke ndjekur ëndrrën amerikane. Sot, ai shënon një arritje të jashtëzakonshme, duke u bërë një prej shqiptarëve që valëvit flamurin e suksesit në radhët e Marinës Amerikane.
Mesazhi i Komandant Alban Dervishit publikuar nga Ambasada Amerikane:
Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petronini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në New York. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritur këtë majë dhe më jepet një shans fantastik dhe me zor pres të kryej detyrën”.
Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë ka mirëpritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, komandantin Alban Dervishi për ta uruar atë për marrjen e komandës së USSPearl Harbour në muajin qershor.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se temë e takimit ishte diskutimi i rëndësisë së partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.