SHBA ashpërson rregullat:Shkeljet e vizave sjellin ndalim të përhershëm hyrjeje!

E premte, 4 Korrik, 2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë një paralajmërim të qartë për të gjithë aplikantët për vizë, duke theksuar se çdo shkelje e rregullave mund të sjellë pasoja të rënda, përfshirë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të hyrjes në SHBA.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se plotësojnë kriteret për marrjen e vizës dhe se qëndrimi i tyre në SHBA do të jetë në përputhje me ligjet amerikane.

Ambasada thekson se gënjeshtra gjatë procesit të aplikimit, puna e paligjshme apo tejkalimi i afatit të qëndrimit mund të sjellin ndëshkime serioze.

“Kushdo që shkel rregullat, duke përfshirë qëndrimin përtej afatit të përcaktuar nga viza apo programi i udhëtimit pa vizë, rrezikon pasoja të rënda ligjore,” thuhet në deklaratë.

Ky paralajmërim vjen në kuadër të masave të rrepta që SHBA po ndërmerr për të parandaluar abuzimet me sistemin e vizave dhe për të siguruar respektimin e ligjeve të emigracionit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.