Greqi/ Pas një viti do të hap dyert Konsullata shqiptare në Kretë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me shqiptarët e Kretës në Greqi, siguroi se brenda një viti do të hapet Konsullata Shqiptare në këtë ishull, duke lehtësuar shërbimet për komunitetin shqiptar.

Në kuadër të turit të tij me diasporën, Rama theksoi se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kretë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Athinës për të marrë shërbime konsullore.

“Kreta është historikisht një ishull kokëfortësie. Njerëzit më kokëfortë të historisë së këtij vendi kanë dalë nga Kreta. Por edhe ju duhet të jeni nga shqiptarët më kokëfortë, sepse keni ardhur, keni rezistuar dhe keni triumfuar këtu,” u shpreh kryeministri.

Ai konfirmoi se brenda një viti, Konsullata Shqiptare në Kretë do të jetë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

“Ju nuk do të keni më nevojë të udhëtoni drejt Athinës për të takuar shtetin shqiptar. Njësoj siç vlonjatët apo shkodranët nuk e preferojnë udhëtimin drejt Tiranës, edhe ju e keni të vështirë të shkoni në Athinë. Prandaj, ne nuk do t’ju themi më ‘shkoni në Athinë’, por do t’ju sjellim shtetin shqiptar këtu, në Kretë,” shtoi Rama.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.