Shqipëri/ Kartë identiteti brenda tre ditësh

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qytetarët shqiptarë do të mund të pajisen me kartë identiteti brenda vetëm tre ditësh, një shërbim i ri i prezantuar nga kompania IdentiTek, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Sipas njoftimit zyrtar, procedura e përshpejtuar do të kushtojë 3,000 lekë dhe synon të lehtësojë aksesin në dokumente biometrike për ata që kanë nevojë urgjente për letërnjoftim elektronik. Ky shërbim është veçanërisht i dobishëm për emigrantët që qëndrojnë për periudha të shkurtra në Shqipëri, si dhe për qytetarët që kanë nevojë për dokumentin e tyre për arsye personale, profesionale apo administrative.

Si të aplikoni për ID-në e shpejtë?
Aplikimi kryhet në të gjitha zyrat e IdentiTek në vend dhe përfshin këto hapa:

  • Blerja e kuponit për shërbimin e përshpejtuar;

  • Paraqitja e dokumentit të vjetër ose vetëdeklarimi i humbjes/vjedhjes përmes e-Albania;

  • Aplikimi pranë një zyre të IdentiTek;

  • Tërheqja e kartës së re në të njëjtën zyrë ku është bërë aplikimi.

Shërbimi është i disponueshëm për të gjithë qytetarët që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik, ata që rinovojnë dokumentin e skaduar, si dhe për rastet e humbjes apo dëmtimit të kartës ekzistuese.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve administrative dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në dokumentet zyrtare, duke ulur ndjeshëm kohën e pritjes nga 14 ditë në vetëm 3 ditë.

Njoftimi i plotë:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.