Zvicër/ Hap dyert, Shkolla Shqipe në Frauenfeld të Kantonit të Thurgaut

E enjte, 3 Korrik, 2025

Një tjetër shkollë shqipe ka hapur dyert në Kantonin e Thurgaut, duke i dhënë një mundësi të re fëmijëve shqiptarë për të mësuar gjuhën dhe kulturën e tyre amtare. Në Frauenfeld, falë angazhimit të mësueses Valbonë Alili dhe veprimtarëve Nexhat Hyseni dhe Vaxhid Sejdiu, është bërë e mundur hapja e një pike të re shkollore, e cila do të ndihmojë brezin e ri të ruajë identitetin gjuhësor dhe kulturor.

Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”, e cila vazhdimisht ka punuar për krijimin e pikave të reja shkollore në kantonin e Thurgaut. Me mbështetjen e prindërve shqiptarë në Frauenfeld, u bë i mundur funksionimi i kësaj shkolle, duke u krijuar fëmijëve një hapësirë ku të mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën shqipe.

Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të enjte në Shkollën “Ergaten” në Frauenfeld, nga ora 16:15 deri në 18:00, nën drejtimin e mësueses së përkushtuar Valbonë Alili.

Atmosfera në ditën e parë të mësimit ishte e mbushur me gëzim dhe entuziazëm, si për nxënësit, ashtu edhe për prindërit e tyre. Eliza, Rea, Adriana, Domenika, Sophie, Jonart, Ejmen, Lena, Cloe, Rafaelo, Riccardo, Filipo dhe shumë të tjerë iu bashkuan kësaj iniciative, duke dëshmuar rëndësinë dhe dëshirën për të ruajtur rrënjët e tyre shqiptare.

Për të siguruar një mësim sa më cilësor dhe të efektshëm, shkolla është në procesin e ndarjes së nxënësve në dy grupe, duke u përshtatur me nevojat dhe nivelin gjuhësor të secilit. Prindërit shqiptarë në Frauenfeld inkurajohen që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë, duke u dhënë atyre mundësinë të mësojnë dhe të ruajnë një nga pasuritë më të mëdha: gjuhën shqipe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.