Kroaci/ Universiteti i Zadarit vlerëson studiuesen shqiptare

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Universiteti i Zadarit në Kroaci i ka akorduar   “Çmimin e Rektorit” Prof. Dr. Sc. Arta Dodaj, në një ceremoni solemne të mbajtur me rastin e ditës së këtij institucioni të arsimit të lartë.

Ky vlerësim prestigjioz i është dhënë Prof. Dr. Dodaj për arritjet e saj të spikatura në fushën e shkencës, me një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor, veçanërisht për numrin dhe cilësinë e lartë të studimeve të saj të publikuara. Çmimi iu dorëzua nga vetë rektori i Universitetit të Zadarit, Prof. Dr. Sc. Josip Faricic.

Prof. Dr. Arta Dodaj, e cila aktualisht është lektore pranë këtij universiteti dhe njëkohësisht Kryetare e Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zadarit, e priti këtë vlerësim me emocion, duke e konsideruar një motivim të mëtejshëm për angazhimin e saj akademik dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Kroaci.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit morën pjesë profesorë dhe drejtues të universitetit, përfaqësues të pushtetit lokal, familjarë dhe të ftuar të tjerë të nderuar. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Zadar, z. Anton Dedaj, i cili përgëzoi Prof. Dr. Dodaj për këtë arritje të rëndësishme.

Ky çmim jo vetëm që nderon punën dhe përkushtimin akademik të Prof. Dr. Dodaj, por gjithashtu përfaqëson një moment krenarie për familjen e saj dhe për gjithë komunitetin shqiptar në Zadar dhe në Kroaci.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.