Ulqini në Kryqëzim: Nesër protesta për identitetin dhe të ardhmen e qytetit

E premte, 4 Korrik, 2025

Ditën e nesërme (22 mars), në orën 12:00, te Ura e Port Milenës në Ulqin, shqiptarët autoktonë në Mal të Zi do të ngrihen në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre, pasuritë dhe identitetin e rrezikuar nga politika shtetërore. Ish-këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, ka bërë thirrje për këtë tubim masiv, duke denoncuar zhvendosjet e detyruara, grabitjen e burimeve dhe neglizhimin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar nga autoritetet.

“Ne nuk do të lejojmë që e ardhmja e Ulqinit të diktohet nga të tjerët. Pasuritë dhe taksat e qytetit duhet të mbeten për të mirën e banorëve të tij, jo për interesa të huaja apo të Podgoricës,” deklaron Gjonaj, duke kërkuar më shumë autonomi për qytetin në administrimin e burimeve të tij.

Një ndër kërkesat kryesore të protestës është largimi i agjencisë shtetërore Morsko Dobro nga menaxhimi i pasurive bregdetare të Ulqinit, duke i kthyer kompetencat në duart e komunës lokale.

“Ne jemi populli autokton i kësaj toke dhe nuk do të lejojmë të fshihemi apo të detyrohemi të largohemi nga shtëpitë tona,” thekson Gjonaj.

Protesta e nesërme konsiderohet një moment kyç për shqiptarët në Mal të Zi, të cilët kërkojnë drejtësi, respekt dhe të drejta të plota mbi tokën dhe të ardhmen e tyre në Ulqin.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.