Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, ku u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Gonxhja e vlerësoi partneritetin mes Shqipërisë dhe Italisë si një model të bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm. Në fokus të bisedës ishin marrëdhëniet kulturore, me theks te Java Kulturore Italiane, një aktivitet që promovon artin dhe traditën italiane në Shqipëri.
Një tjetër pikë e diskutimeve ishte ideja për krijimin e një qendre shqiptare të kulturës në Itali dhe avancimi i projektit për ngritjen e një muzeu italian në Tiranë, si një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve historike dhe kulturore mes dy vendeve.
Temat ekonomike dhe inovacioni gjithashtu zunë një vend të rëndësishëm në bisedimet mes Gonxhjes dhe Albertit, përfshirë investimet direkte, kualifikimet profesionale dhe çështjen e pensioneve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.