Osmani i paraqet Sorensenit vërejtjet e saj për draft-statutin e Asociacionit

E diel, 6 Korrik, 2025

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen vizon sot Kosovën, për herë të parë që nga koha që mori detyrën në fillim të shkurtit. Fillimish ai u prit nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Gjatë takimit Osmani u shpreh se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së

Osmanit gjatë takimit me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen tha se diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

Osmani, gjithashtu gjatë takimit i ka paraqitur Peter Sorensen vërejtjet për Draftin e statutit të Asociacionit.

“Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sa i përket integrimit në organizata ndërkombëtare, Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përderisa ripotencoi shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marrëveshjes së shkurtit 2023.

Sipas Osmanit, Kosova është e përkushtuar për reformat e nevojshme dhe theksoi se në kontekstin e dinamikave të reja gjeopolitike, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit dhe procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet, bazuar në parimin e meritokracisë.

Ajo ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja, në qershor 2023, duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim si dhe dëmtimin e vet procesit të dialogut duke e bërë atë të pabalansuar.

“Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, theksoi ajo.

Gjatë takimit u diskutua roli i NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, krahas institucioneve të Kosovës, sikurse edhe roli i EULEX-it, në kontekstin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Presidentja Osmani e ka pritur sot në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë. Ai do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe kryenegociatorin kosovar për dialog, Besnik Bislimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.