Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë takimin e radhës për Kosovën në 9 prill

E premte, 4 Korrik, 2025

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për konferencën e parë të rregullt këtë vit (2025) të ashtuquajtur për situatën në Kosovë, të mërkurën më 9 prill. Kështu të paktën na tha një burim diplomatik nga Kombet e Bashkuara, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Sipas të njëjtit burim Përfaqësuesja Speciale dhe Shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Caroline Ziadeh pritet të informojë për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për UNMIK-un, që do të mbulojë zhvillimet nga 14 tetor 2024  deri më 1 prill 2025.

Një ndër pikat kryesore ku mendohet se do të jetë i përqendruar raporti i radhës së Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, për këtë periudhë sipas disa diplomatëve në Këshillin e Sigurimit, do të jetë për sa i përket Kosovës, zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit , paqartësitë e krijuar pas shpalljes së rezultateve të tyre, për krijimin e qeverisë së re në Kosovë.

Por , sipas tyre ka shumë mundësi të diskutohet në takimin e radhës më 9 prill në Këshillin e Sigurimit edhe për situatën e krijuar në Serbi, protestat masive “Studentët 2.0” në Beograd protesta këto që kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për më shumë se tre muaj.

Ndërkohë sipas rregullit 37 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit të Sigurimit, Serbia, ka shumë mundësi të përfaqësohet nga Ministri serb i Punëve të Jashtme Marko Gjuriq, ndërsa nga Kosova,  pritet të marrë pjesë sipas rregullit 39, Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani.

ShBA pritet të përfaqësohen nga Ambasadorja e emëruar e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Elise Stefanik, e cila paraqitjen e parë të saj në postin e ambasadores,  e mbajti në Samitin “Never Is Now” të Lidhjes Anti-Shpifje, samiti më i madh në botë për luftën kundër antisemitizmit në OKB, dhe Rozmari DiKarlo,  Nënsekretare e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe të Ndërtimit të Paqes Departamenti i Çështjeve Politike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.