Foto dite/ Festa e Ditës së Verës në shkollën “Arbëria” në Londër

E enjte, 3 Korrik, 2025

Fëmijët e shkollave shqipe “Arbëria” në Wood Green dhe Enfield festuan me entuziazëm Festën e Verës, duke sjellë ngjyra dhe gëzim në ambientet shkollore. Aktivitetet e organizuara me këtë rast u bënë një mundësi e shkëlqyer për të festuar ardhjen e stinës së ngrohtë dhe për të përjetuar vlerat e kulturës dhe traditave shqiptare.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ishte krijimi dhe vendosja e veroreve në kyçin e dorës, një simbol tradicional që feston ardhjen e pranverës dhe verës. Ky rit i bukur, i ruajtur ndër breza, përcolli te fëmijët gëzimin dhe magjinë e traditave shqiptare.

Fëmijët, të rrethuar nga natyra dhe ajri i freskët, shijuan atmosferën e ditës së veçantë mes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme në ambient të hapur. Festa u bë edhe më e ngrohtë me një gjest simbolik të mirënjohjes: mësuesit u surprizuan me buqeta lulesh, si një shenjë falënderimi për përkushtimin e tyre në mësimdhënien dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe.

Kjo ditë festive jo vetëm që forcoi lidhjet mes nxënësve dhe mësuesve, por gjithashtu shërbeu si një kujtesë për rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë brenda komunitetit shqiptar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.