Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve! Kryeson Vetëvendosje

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur pasditen e sotme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas të dhënave të KQZ në zgjedhje morën pjesë 46.54% e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se numri i votuesve në zgjedhje ishte 966.283 ose 46.54 për qind, vota të vlefshme 938.010, vota të pavlefshme 27.433 dhe vota të dëmtuara 2.964.

Rezultati

Lëvizja Vetëvendosje – 42.30% të votave

PDK – 20.95%

LDK – 18.27%

AAK-NISMA – 7.06%

Lista Serbe – 4.26%

“KQZ ka zbatuar ligjin e ri të zgjedhjeve ku janë shtuar përgjegjësitë e KQZ-së.  Për herë të parë ka organizuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike dhe votimin me postë në kuti postare jashtë vendit. Për herë të parë ka organizuar numërimin në 38 qendra komunale të numerimit.

Vonesat për shpalljen e rezultateve kanë të bëjnë me zbatimin e ndryshimeve ligjore dhe arsyeja tjetër ka të bëjë me platformën elektronike. Para publikimit të çdo rezultati kemi bërë verifikimin dhe kjo ka zgjatur procesin. Rezultati ishte i evidentuar në formularë, pavarësisht këtyrë probleme, rezultatet që do shpallim tani janë arritur në një transparence të plotë”, ka thënë Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndarja e vendeve në Kuvendin e Kosovës:

LVV-48 vende

PDK-24 vende

LDK-20 vende

Lista Serbe-9 vende

AAK NISNA-8 vende

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.