Në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, u zhvillua një mbrëmje kulturore e veçantë, kushtuar figurës së shquar të Edith Durham, një prej mbështetëseve më të mëdha të shqiptarëve në fillim të shekullit XX.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Anglo-Albanian Association (AAA) dhe solli në vëmendje kontributin e jashtëzakonshëm të udhëtares, shkrimtares dhe antropologes britanike në dokumentimin e kulturës dhe historisë shqiptare.
Në panelin e diskutimit morën pjesë Sir Noel Malcolm, Stephen Nash, John Hodgson, Gill Trethowan (stërnipi i Edith Durham) dhe Elizabeth Gowing (përmes Zoom), të cilët ndanë perspektivat e tyre mbi trashëgiminë dhe ndikimin e Durham.
Një moment emocionues i mbrëmjes ishte interpretimi i Dame Joanna Lumley, e cila solli me mjeshtëri pjesë të zgjedhura nga libri i Durham, High Albania, duke rikthyer në jetë imazhet dhe përjetimet e saj mbi trojet shqiptare.
Ky event shërbeu si një homazh dinjitoz për një grua që mbeti një mike besnike e shqiptarëve, duke lënë një trashëgimi të vyer mbi historinë dhe kulturën tonë. Një falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.