Britani/ 7 dhe 8 Marsi, “Arbëria” një aktivitet për mësuesit, gratë dhe traditën

E enjte, 3 Korrik, 2025

Në një atmosferë festive Shoqata “Arbëria” në Londër organizoi një aktivitet të veçantë për të kremtuar 7 dhe 8 Marsin, duke nderuar mësuesit, gratë dhe nënat shqiptare. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura të komunitetit shqiptar, përfaqësuesve diplomatikë dhe artdashësve.

Të pranishmit u pritën nga Ambasadori Shqiptar në Londër, z. Uran Ferizi, i cili mbajti një fjalim të ngrohtë, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve dhe grave në shoqëri.

Ai theksoi rëndësinë e edukimit dhe ruajtjes së identitetit kulturor në diasporë, duke përgëzuar punën e palodhur të Shoqatës “Arbëria” për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në Britani.

Eventi prezantoi një program të pasur dhe interaktiv, ku u ndërthurën momentet artistike me ato sociale. Një nga aktivitetet interesante ishte “Loja Interactive me zarfa”, ku secili zbuloi një surprizë të personalizuar, duke krijuar një atmosferë miqësore dhe festive.

Pjesë e veçantë e mbrëmjes ishte performanca artistike e fëmijëve të shkollës shqipe “Arbëria”, të cilët dhuruan recitime dhe këngë dedikuar mësuesve dhe nënave. Të veshur me kostume tradicionale shqiptare, ata përcollën emocion dhe krenari tek të pranishmit, duke rikujtuar vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Një tjetër moment ishte sfilata e grave pjesëmarrëse, ku u vlerësua eleganca, forca dhe bukuria e gruas shqiptare. Ky aktivitet simbolik jo vetëm që solli një frymë gëzimi dhe solidariteti, por edhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave në çdo aspekt të jetës.

Mbrëmja u mbyll mes duartrokitjeve dhe emocioneve të forta. Përkushtimi i organizatorëve dhe mbështetja e Ambasadës Shqiptare bënë të mundur një aktivitet që jo vetëm festoi figurën e mësuesve dhe grave, por edhe forcoi ndjenjën e bashkësisë mes shqiptarëve të diasporës.

Ky event dëshmoi edhe një herë se ruajtja e kulturës dhe identitetit kombëtar mbetet një mision i përbashkët për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.