Tragjedi në Selanik: Shqiptari vret gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

E premte, 4 Korrik, 2025

Një ngjarje tronditëse e dhunës në familje ka ndodhur në Sindos të Selanikut, ku një 53-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë gruan e tij 44-vjeçare me thika, përpara se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit të tyre në katin e dytë.

Sipas burimeve policore, autori i ngjarjes i ka shkaktuar viktimës plagë të shumta në bark me armë të ftohtë, duke i marrë jetën në vend. Pas aktit makabër, ai është hedhur nga ballkoni, duke pësuar dëmtime të rënda. Shërbimet e emergjencës e transportuan me urgjencë në spitalin Papageorgiou, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës.

Forcat policore dhe ekspertët kriminalistikë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij krimi tragjik.

Çifti la pas dy vajza, 16 dhe 21 vjeç, të cilat tani përballen me një humbje të tmerrshme dhe një realitet të vështirë për t’u përballuar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.