Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë në Itali dhe shtetasit italianë që jetojnë në vendin tonë.
“Ia dolëm”, shkruan Rama në Facebook teksa rithekson se përmes saj do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.
“MË NË FUND… Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.
Asnjë vit pune nuk humbet. Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysmë milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.
Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..
IA DOLËM. Grazie Italia, grazie sorella d’Italia”, shkruan Rama.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.